Admirim Aliti për WeBER Talks: Përfshirja e OJQ-ve dhe sektorit privat është kusht për sukses në transformimin digjital
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti, në një intervistë për WeBER Talks ka folur për transformimin digjital që po ndodh në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka nënvizuar rrolin dhe rëndësinë që ka përfshirja e OJQ-ve dhe sektorit privat në përgatitjen e strategjisë për transformimin digjital.
Sipas tij, kjo përfshirje është një kusht për sukses.
“ OJQ-të janë në pozitë më të mira për të komunikuar me qytetarët dhe për të krijuar të dhëna të cilat do të shndërroheshin në politika publike.
Kur jemi te digjitalizimi ne duhet që të komunikojmë edhe me sektorin privat, jo vetëm me OJQ-të dhe kur krijon një përgjigje prej palëve të ndryshme të përfshira në një moment kur ju implementoni diçka, zakonisht ky është një kusht për të pasur sukses.”, deklaroi Aliti.