5.8 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaAdministrata Trump “godet” personat pa gjini, u ngrin pasaportat

Administrata Trump “godet” personat pa gjini, u ngrin pasaportat

Rubio udhëzon stafin që të ngrijë aplikimet për pasaportë me shënuesit e seksit “X”.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngrirë të gjitha aplikimet për pasaporta me shenjën seksi “X” dhe ndryshimet në identitetin gjinor në pasaportat ekzistuese, pas një urdhri të ri ekzekutiv të nënshkruar nga Donald Trump në ditën e tij të parë të detyrës.

Siç bëjnë me dije mediat ndërkombëtare, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, udhëzoi stafin e Departamentit të enjten të zbatonte udhëzimet e reja strikte për dokumentacionin zyrtar.

“Politika e Shteteve të Bashkuara është që seksi i një individi nuk është i ndryshueshëm”, thuhej në email.

Direktiva e Rubios thotë se “seksi, dhe jo gjinia, do të përdoret” në dokumentet zyrtare, duke përfshirë pasaportat dhe dokumentet e raportit konsullor të lindjes jashtë vendit.

Stafi i Departamentit të Shtetit të enjten u urdhërua të “pezullojë çdo aplikim që kërkon një shënues seksi X” dhe “të pezullojë çdo aplikim ku aplikanti kërkon të ndryshojë shenjën e seksit” nga përkufizimi i dhënë në urdhrin ekzekutiv. Politika prek aplikimet aktuale dhe të ardhshme për pasaportë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments