Administrata e Trump-it po shqyrton vendosjen e kufizimeve të reja për udhëtarët nga disa shtete, si pjesë e një ndalimi të ri që përfshin 41 vende.
Një memorandum i brendshëm i shpërndarë midis zyrtarëve përmban një listë të 41 vendeve të ndara në tri grupe. Grupi i parë përfshin 10 shtete, përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, që do të përballen me një pezullim të plotë të vizave.
Grupi i dytë përfshin 5 shtete që do të kenë pezullim të pjesshëm, duke ndikuar në vizat turistike, ato për studentë dhe emigrantë, me disa përjashtime. Grupi i tretë përfshin 26 shtete që mund të përballen me një pezullim të pjesshëm të vizave nëse qeveritë e tyre nuk adresojnë mangësitë brenda 60 ditëve.Memorandumi është pjesë e një urdhri ekzekutiv të lëshuar më 20 janar, që kërkon intensifikimin e verifikimeve të sigurisë për çdo të huaj që kërkon të hyjë në SHBA, me qëllim identifikimin e kërcënimeve për sigurinë kombëtare.
Ky memorandum ndjek premtimet e presidentit Trump për të zbatuar një goditje të emigracionit dhe mund të shoqërohet me përpjekje për të dëbuar emigrantët pa dokumente të lidhur me grupe terroriste.