Pas takimit të djeshëm mes deputetit Muhamed Zekiri dhe kryetarit të Komunës së Gazi Babës u tha se propozimi i radhës është shkolla e re në fshatin Idrizovë për nxënësit shqiptarë.
Por sot e pyetëm Ministrin e Arsimit se a është i njoftuar për propozimin e djeshëm, tha se për propozimin presin që të njoftohen zyrtarisht dhe të shohin detajet.
Dje kryetari i Gazi Babës Boris Georgievski ishte shumë i bindur që shkolla do të përfundojë për 3 muaj ndoshta edhe më pak se tre muaj tha kryetari i Gazi Babës.
Por ministri i Arsimit Arbër Ademi për dallim nga kryetari i komunës së Gazi Babës thotë që për tre muaj nuk mund të ndërtohet shkolla.
12 nxënësit shqiptarë të Idrizovës ende presin zgjidhjen e problemit dhe nuk kanë filluar as ditën e parë në shkollë. Ndryshe për nxënësit shqiptar ka pasur edhe protesta nga prindërit e nxënësve maqedonas që në shkollën Njegosh të mos hapen paralele shqipe.Ministri i Arsimit prej javësh kërkon që të bëhet kërkesa për hapjen e paraleles shqipe, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Më pas dje pas takimit deputeti Muhamed Zekiri dhe Kryetari i komunës së Gazi Babës dolën me propozimin e ri për ndërtimin e shkollës në fshatin Idrizovë.