Deputeti dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi pas incidentit në Kuvend, për media ka shprehur keqardhje për të gjitha skenat që ndodhën dje gjatë seancës së Komisionit për Çështje Evropiane si dhe skenat e provokuara nga opozita.
“Nuk duhej të ndodhte. Sigurisht që axhenda reformuese e kësaj shumice parlamentare dhe e qeverisë duhet të vazhdojë dhe nuk duhet të biem në provokime të opozitës që motivohen nga axhenda të huaja për të destabilizuar vendin dhe për të defokusuar opinionin nga proceset integruese europiane. Është një ligj që mundëson sundimin e ligjit dhe për këtë arsye opozita nuk ka dashur ta pengojë miratimin e tij. Skena të tilla nuk duhet të përsëriten nga opozita dhe nga askush tjetër. “Më vjen keq për skena të tilla dhe pres që momente dhe situata të tilla të mos jenë nxitje për përplasje në Kuvend”, tha Ademi.
I pyetur se pse ka lejuar të provokohet dhe pse ka ushtruar dhunë, Ademi përsëriti se ka kërkuar falje për këtë. Ai shtoi shtoi se dhunë ka pasë ndaj tij sepse ai ishte në vendin e tij të punës.
“Të gjithë deputetët kanë agjendë partiake, por kjo nuk duhet të jetë në dëm të institucioneve dhe qytetarëve. Teksa mbaja mikrofonin e kanë marrë me dhunë duke më lënduar fizikisht. “Këto skena janë për të ardhur keq”, ka shtuar Ademi.Ndryshe, Ademi nuk ka pranuar të komentojë videot e publikuara.tv21.mk