-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / POLITIKA E SHNDËRRUAR NË SINONIM TË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT

Abdulla Mehmeti / POLITIKA E SHNDËRRUAR NË SINONIM TË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT

Mos trokitni në ndërgjegjen e politikanëve të korruptuar dhe kriminelë, kur ajo qëmoti është mbyllur me derë të hekurt për fatin dhe të ardhmen tuaj!

Të jeshë në pushtet afër tri dekada dhe t’u bësh thirrje qytetarëve shqiptarë për ndryshime nëse ti vjen sërish në pushtet, ose je i marrë, ose qytetarët (votuesit) i konsideron për lolo, vegla votuese që shiten për pak para dhe interesa personale.

Në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare, nuk gjen politikan që ka qenë apo është në pushtet në periudhën tridhjetëvjeçare të tranzicionit, të mos jetë shndërruar në milioner, ndërkohë që shumica e qytetarëve shqiptarë vuajnë për kafshatën e bukës dhe detyrohet t’i braktisin vatrat e tyre.

Mos trokitni në ndërgjegjen e politikanëve dhe mos u bëni thirrje për t’u ndryshuar, atyre duhet t’u bëjnë thirrje organet e drejtësisë, ndërsa ne qytetarët shqiptarë duhet të trokasim në ndërgjegjen tonë të fjetur, kur votojmë politikanë të korruptuar dhe kriminelë!

(24 shkurt 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments