Me këto pushtete siç janë, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, me këto klane politike të korruptuara dhe kriminale, që nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për ndalimin e veprimtarisë së agjenturave të huaja armiqësore në viset shqiptare, nuk janë përpjekur me asgjë për parandalimin e shpërnguljes së banorëve shqiptarë në botën e jashtme; me këtë përgjumje të sotme të shqiptarëve, sidomos të inteligjencies dhe mediave, banorët shqiptarë mund të shpërngulen papengueshëm deri në përmasa shfarosëse, siç u shpërngulën në të kaluarën për në Turqi, Itali, Evropë, Amerikë e gjetiu, dhe siç po shpërngulen aktualisht.
Zgjohuni shqiptarë, bëhuni pjesë aktive e Lëvizjes PËR ATDHEUN SIÇ E DUAM!
(6 korrik 2019)