6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / MARRËVESHJET PËR NDARJEN E MAQEDONISË, NGA VITI 1904 DERI...

Abdulla Mehmeti / MARRËVESHJET PËR NDARJEN E MAQEDONISË, NGA VITI 1904 DERI MË SOT

Të gjitha këto marrëveshje mes shteteve aleate sllave-ortodokse, përherë janë organizuar me ndikimin dhe përkrahjen e Rusisë, kryesisht në dëm të interesave kombëtare dhe të trojeve etnike shqiptare.

1. Marrëveshja për Aleancë mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;

2. Marrëveshja për miqësi mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;

3. Nënshkrimi i Protokolli nga përfaqësuesit e Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, më 30 mars 1904;

4. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (12 prill 1904);

5. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (13 mars 1912);

6. Marrëveshja serbe-greke për ndarjen e Maqedonisë (19 maj 1913);

7. Marrëveshje për Aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;

8. Nënshkrimi i Aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;

9. Deklaratë në lidhje me Marrëveshjen për aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 16 maj 1912;

10. Konventë ushtarake lidhur mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 19 qershor 1912;

11. Marrëveshje mes Shtabeve të Armatave të Bullgarisë dhe Serbisë, 19 maj 1912;

12. Marrëveshje mes Gjeneralshtabeve të Bullgarisë dhe Serbisë, 15 shtator 1912;

13. Konventë ushtarake e lidhur mes Bullgarisë dhe Greqisë, 22 shtator 1912;

14. Protokoll për lidhjen e Marrëveshjes për Alenacë mes Greqisë dhe Serbisë, nënshkruar më 22 prill/5 maj 1913;

15. Konventë ushtarake e lidhur mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, e nënshkruar më 1/14 maj 1913;

16. Marrëveshje për paqe mes Turqisë dhe shteteve aleate ballkanike, më 17/30 maj 1913;

17. Marrëveshje për Aleancë mes Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Greqisë, 19 maj/1 qershor 1913;

18. Konventë ushtarake mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, 19 maj/1 qershor 1913;

19. Marrëveshje për ndarjen e Maqedonisë, mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë, (me përkrahjen e Rusisë) Bukuresht, 10 gusht 1913;

20. Marrëveshje e fshehtë mes Greqisë dhe Serbisë (me pjesëmarrjen edhe të Bullgarisë, por presidenti bullgar Zhelo Zhelev e ka kundërshtuar), e njohur si Marrëveshja Micotakis-Millosheviq, për ndarjen e Maqedonisë, më 1992, një vit pas pavarësimit të saj.

Etj.

Shënim: Gjatë viteve të fundit është aktivizuar sërish Aleanca e shteteve sllave-ortodokse në Ballkan, për çdo vit kanë mbajtur samite të nivelit më të lartë shtetëror (Selanik-Greqi, Varna-Bullgari, Beograd-Serbi), me pjesëmarrje të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

(11 mars 2018 rilexim)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments