7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / KURRË NUK KA RËNË MË POSHTË POPULLI SHQIPTAR!

Abdulla Mehmeti / KURRË NUK KA RËNË MË POSHTË POPULLI SHQIPTAR!

Shqiptarët sot, me pak përjashtime, udhëhiqen kryesisht nga agjentë të huaj, kriminelë, hajdutë, kontrabandistë dhe të sëmurë psikikë.

Mjafton t’i ndiqni paraqitjet e tyre në parlamente dhe qeveri, t’i përcillni me vëmendje se çfarë thonë në tubime dhe media, çfarë shkruajnë e publikojnë mediat për veprimtaritë e tyre, pasuritë e vjedhura marramendëse, marrëveshjet e hapura dhe të fshehta me të huajit, trafikun me drogë dhe lidhjet e tyre me nëntokën kriminale, vetëm mund ta mjeroni vetveten dhe këtë popull në duart e kujt ka mbetur fati i tij.

Fati i një populli, i shtetit, politikës dhe ekonomisë, identitetit kombëtar, gjuhës, historisë dhe kulturës, si dhe i prestigjit ndërkombëtar të tij, varen nga udhëheqësit e atij populli, dija, aftësitë, karakteri dhe niveli i besueshmësisë së pjesëtarëve të atij populli ndaj këtyre udhëheqësve.

Nëse i krahasojmë udhëhqësit e popullit shqiptar sipas periudhave të ndryshme historike, asnjëherë ky popull nuk ka pasur udhëhqës me besueshmëri më të ulët, më të përfolur për korrupsion dhe krime, për amoralitet, hajdutëri dhe cilësi të tjera që nuk duhet t’i karakterizojnë as udhëhqësit e një katundi, jo më të një shteti dhe kombi me tradita të lashta, trimëri, besë e fisnikëri.

Në institucionet e shtetit, aty ku duhet të kuvendohet për fatin e vendit dhe ardhmen e vendit, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, zhvillimin, përparimin, progresin, të sotmen dhe të ardhmen e një populli të tërë, udhëhqësit e sotëm të popullit shqiptar vetëm aktrojnë, shajnë e ofendojnë, për fis e familje, për nënë e grua, për fëmijë e gjen.

Po t’i zgjidhnin shqiptarët udhëheqësit e tyre edhe symbyllur nga turma, asnjëri prej tyre nuk do të dilte i lig (jo më shumica e tyre) si këta që janë sot në pushtet!

Si e duron populli shqiptar gjithë këtë poshtërim? Sa turp!

(20.VII.2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments