Sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror të statistikës në Maqedoni, dëshmohet se,
Në vitin 1994, nga gjithsej fëmijë të lindur sipas përkatësisë kombëtare, kanë qenë:
Maqedonas – 16.704, ose 49,88 %;
Shqiptarë – 12.010, ose 35,86 %.
Në vitin 2002, sipas përkatësisë kombëtare, nga gjithsej fëmijë të lindur, kanë qenë:
Maqedonas – 13.639, ose 49,13 %;
Shqiptarë – 10.118, ose 36,45 %.
Këta fëmijë të lindur mes viteve 1994 dhe 2002, tani janë në moshën prej 18 – 25 vjeçe dhe kanë të drejtë vote, si edhe qytetarët tjerë të lindur në vitet e mëparshme.
Si ka mundësi që në Listën e përgjithshme të votuesve në Republikën e Maqedonisë Veriore, e cila aktualisht ka 1.806.336 votues, sipas kësaj logjike, të mos ketë së paku 35 % të votuesve shqiptarë në nivel të shtetit, ose mbi 630.000 votues shqiptarë?!
(6 mars 2019)