7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAbdulla Mehmeti / JO KRYQI POLITIK NË KODRËN E DIELLIT, POR BANDAT...

Abdulla Mehmeti / JO KRYQI POLITIK NË KODRËN E DIELLIT, POR BANDAT KRIMINALE E PËRDHOSËN FLAMURIN SHQIPTAR, NGA NDJENJA E URREJTJES PATOLOGJIKE KUNDËR SHQIPTARËVE

Liderët e partive politike dhe përfaqësuesit e pushtetit në Maqedoninë Veriore, sidomos drejtuesit e politikës shqiptare, mediet dhe analistët fallxhorë, që ditë e natë ua shpërlajnë trurin këtyre pak banorëve që kanë mbetur në këtë shtet, pas pastrimit etnik me paramendim për tri dekada me radhë, duhet t’ua shpjegojnë qytetarëve se, përveç vendosjes së kryqit politik në Kodrën e Diellit, jo për qëllime fetare, me të njëjtën makineri që e kanë vendosur kryqin në kompleksin e Kishës “Shën Naumi”, me të njëjtën është PËRDHOSUR Flamuri shqiptar, i cili ka qenë i vendosur shumë kohë më parë në njërën nga dy shtyllat (siç shihet në fotografi), krahas flamurit shtetëror të Maqedonisë Veriore.

Nëse flamuri shqiptar, siç thotë politika aktuale, është në përdorim sipas ligjit, atëherë përdhosja (copëtimi) dhe lënia e tij për ibret në shtyllë përbën akt barbar dhe duhet të dënohet si vepër penale! Kryerësit e këtij akti të shëmtuar dihen, janë ata që e kanë vendosur kryqin politik gjigant në Kodrën e Diellit.

Me këtë rast, duhet t’ua sqarojmë qytetarëve të vendit se, Kodra e Diellit është qendër turistike, nuk është vendbanim si vendbanimet tjera në Malësinë e Sharrit të Tetovës, të cilat janë të banuara me 100% popullsi shqiptare.

Pse kjo qendër turistike, në vend se të zhvillohet me kapacitete të plota për interesa ekonomike të komunës dhe të shtetit, ajo keqpërdoret për interesa perfide të bandave kriminale, duke i përdorur besimet fetare vetëm si mbulesë për qëllime politike dhe kriminale?

Nëse ka nevojë opinioni dhe lexuesit, ju shpjegojmë edhe për këtë histori të krimeve në Kodrën e Diellit, të cilat kanë filluar shumë më herët në këtë qendër turistike dhe në Malet e Sharrit.

(21. XI. 2023)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments