5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme#AAA selam #Besës: Bëni 57 nënshkrime, AAA për 5 minuta e rrëzon...

#AAA selam #Besës: Bëni 57 nënshkrime, AAA për 5 minuta e rrëzon Qeverinë!

Faton Fazliu nga Alternativa ka dërguar porosi në drejtim të partisë opozitare, Lëvizja Besa.

Në Facebook ka shkruar se “kur (Besa) t’i bëjë 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës për pesë minuta do të jenë” në Kuvend për të rrëzuar Qeverinë dhe të formohet shumicë pa Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Kur t’i bëni 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës i keni aty për pesë minuta. Nuk kërkojmë as poste as ministri, veç me formu qeveri pa BDI. Deri atëherë pranojmë kritika vetëm nga shokët tanë të sinqertë të ASH-së, të cilët po tregohen konstruktiv sepse e dinë mirë si qëndron realiteti, por nuk i pranojmë krrokatjet kritike prej atyre që u vetëkidnapohen deputetët një natë para se me ra Qeveria. (As prej analistave të tyre)”, shkroi Fazliu, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments