https://in7.tv/2021/09/09/vucic-gati-te-ndihmojme-vellezerit-tane-ne-maqedonine-e-veriut/
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar çdo ndihmë për Maqedoninë e Veriut, e cila po kalon orë të vështira për shkak të tragjedisë së ndodhur në spitalin COVID.
Në një postim në “Twitter”, Vuçiç tha se ndjen dhimbjen e maqedonasve dhe se do t’u qëndrojë pranë atyre për çfarë kanë nevojë.
“Jam jashtëzakonisht i prekur nga lajmi i zjarrit në spitalin në Tetovë. Ne ndajmë dhimbjen e madhe të njerëzve të Maqedonisë së Veriut, të gatshëm për të ofruar çdo ndihmë vëllazërore. Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Serbisë, unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve.”