“Skandalet e Bilall Kasamit nuk kanë fund!!! Tani i detyron Drejtorët e Shkollave të nxisin mbledhje prindërore, në mënyrë që prindërve tu imponohet nënshkrimi i një lloj peticioni që do të rezultonte me bojkot të mësimit! NË CILIN VEND TË BOTËS KOMUNA INICION PETICION PËR BOJKOT,nni Turpi ka edhe emër dhe mbiemër!”, tha Liridon Disha, këshilltar komunal i BDI-së.
Valedin Ademi udhëheqësi i sektorit për veprimtari komunale thotë se vetë këshilli i prindërve ka kërkuar që të nënshkruhet ky peticion, i cili më pas do ti drejtorit sektorit komunal. Kjo pasi në paralelet shqipe mungojnë mbi 23 mijë libra, ndërsa deri në fund të vitit shkollor kanë mbetur edhe 3 muaj.
Një nga kërkesat el<ëshillit të prindërve ishte furnizimi me libra nga ana komunës, por i qartësuam punët se furnizimi me libra bëhet nga ana e Ministrisë së Arsimit, ku numri i mungesës në shkolla në gjuhën shqipe është 23 100, në gjuhën maqedonase 2934 dhe në gjuhën turke 1525. Ata kishin një kërkesë që të fillojë një peticion për furnizimin me libra dhe ne si sektor koordinojmë procesin për mbarëvajtjen e procesit arsimor. Formuluam një peticion edhe ua dërguam shkollave dhe peticioni nul< është për bojkot por për mungesë të librave. 1 njëjti peticion me nënshkrimin e prindërve do t’i dërgohet Ministrisë së Arsimit k u do të t’u jepet ultimatum për furnizimin me libra”, pohoi Valedin Ademi, Sektori komunal për arsim.
Në shkollat e Tetovës ende mungojnë libra shkollorë, ndërsa sipas sektorit për veprimtari komunale, nxënësit që nuk kanë libra, mësirnin janë duke e zhvilluar me skripte dhe kopje.