2.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Shkurt, 2026
BallinaLajmeA po ndërhyn politika në përzgjedhjen e drejtorit të AKE-së? Jeton Akiki:...

A po ndërhyn politika në përzgjedhjen e drejtorit të AKE-së? Jeton Akiki: Sipas direktivave ndërkombëtare, politika s’duhet të përzihet

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

“Tani tek unë nuk intervenon kush se unë nuk e bëj përzgjedhjen. Nuk e di. Unë jam duke lexuar nëpër media që përfliten shumë sende, shumë spekulime, ndoshta janë të vërteta ndoshta nuk janë. Shpresoj që komisioni do ta kryejë detyrën e vet dhe të bëjë përzgjedhjen e kandidatit më të mirë që i plotëson kushtet në bazë të Ligjit për komunikime elektronike”, tha Jeton Akiki – drejtor i AKE-së.

Kështu u përgjigj drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Jeton Akiki, i pyetur se kush nga politika po përpiqet të ndërhyjë në konkursin për zgjedhjen e drejtorit të ri në këtë trup rregullues.Siç e tha edhe vetë, zërat janë të shumtë për përpjekje për ndikime politike, por ai si drejtor aktual, por edhe kandidat për mandat të ri, bëri apel që partitë të qëndrojnë larg dhe të lënë komisionin ta kryejë punën profesionalisht.“Edhe apeli im si drejtor, por edhe ligji vetë për komunikimet elektronike, edhe statuti Agjencisë si trup rregullator i pavarur kërkon që politika të mos ketë efekt në punën e Agjencisë në përgjithësi, edhe në përzgjedhjen kuadrove menaxhuese të institucionit. Këto janë direktiva edhe të BE-së, direktiva edhe të ITU-së edhe të BEREK-ut, të gjithat organizatat ndërkombëtare ku bëjmë pjesë edhe ne si AKE, edhe BE-ja kërkojnë që për trupat rregullues në përgjithësi, në rastin tonë në trupin rregullator për komunikime elektronike në veçanti, politika të mos ketë efekt dhe të mos përzihet në punën e agjencisë dhe përzgjedhjen e kuadrove”, u shpreh drejtori i AKE-së, Jeton Akiki.Ditëve të fundit, të shumta kanë qenë indicet se ka përpjekje për ndikime politike në procesin e përzgjedhjes së drejtori të ri të AKE-së, gjë për të cilën ka raportuar edhe TV21.

Përzgjedhja duhej të bëhej javën që lamë pas, por u shty për këtë javë. Bashkë me këtë shtyrje, u përfol se ky proces ka çuar edhe deri në mosmarrëveshjet brenda fraksionit të ASH-së që është pjesë e koalicionit VLEN. Kjo, pasi siç mësoi TV21 gjatë javës së kaluar, për shkak se zëvendëskryeministri Arben Fetai, ministri Azir Aliu dhe deputetja Mimoza Musa pretendojnë këtë post për njerëz të afërt me të tyre. Këto zëra u hodhën poshtë nga zëdhënësi i fraksionit Albrim Hoxha, i cili mohoi të ketë përplasje brenda ASH-së së VLEN-it për emërimin e drejtorit në AKE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments