Javën që kaloi Kryetari i Kumanovës nga radhët e LSDM-së Maksim Dimitrievski deklaroi se është pozitiv me koronavirus, e shatë ditë pas kësaj deklarate doli dhe tha se nuk është i prekur nga ky virus. Në këtë përfundim, siç tregoi Dimitrievski, erdhi pasi ai dhe bashkëshortja e tij kishin bërë disa teste nëpër laboratore të ndyshme të cilat kishin rezultuar negativ me COVID-19.
Pas kësaj ai i kërkoi Qendrës për Shëndet Publik të rishikonte rezultatet, megjithatë ritestimet e tij krahas rezultateve negative zbuluan edhe një gjë tjetër, se kreu i Kumanovës, qytetit të dytë me më shumë të prekur nga koronavirusi në Maqeodoni, kishe thyer vetëizolimin, për të cilin Inspektorati i Shëndetësisë tha se duhet të paguajë gjobë në të holla. Dimitrievski këtë e quajti “rast klasik të montuar” duke shtuar se është e dukshme se organet kompetente kanë bërë shumë lëshime në procedura.
Në intervistën e sotme të dhënë për TV21 kreut të LSDM-së Zoran Zaev u pyet nëse të gjitha këto ngjarje po krijojnë ndasi brenda Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, gjë që ai e mohon, e megjithatë shton se nëse vërtetohen shkelje, duhet të mbahet përgjegjësi.
“Absolutisht jo! Ne jemi parti demokrate, njerëzit janë të lirë dhe japin komentet e tyre, e në fund ekzistojnë edhe institucionat. Shoku ynë Maksimi dhe Kumanova duhet ta dijë se Qeveria, partia e tij, qëndron në dispozicion me gjithçka që mundemi dhe kemi me dije dhe resurse sepse nuk bëhet fjalë për Maksimin por për bashkëqytetarët tanë nga Kumanova. Të gjithë bëjmë maksimumin që mundemi për të ndihmuar por edhe kur ndodhin situata të këtilla të pakëndëshme, se a ka qenë përgjegjës Shtabi Komunal apo ai shtetëror, nuk duhet të bëjmë kush e di se çfarë por të vërtetohet përgjegjësia, të mbahet ajo përjegjësi nëse ekziston, që është me para, e nëse nuk ekziston procesverbalet do ta dëshmojnë këtë por mbi të gjitha u shrbejmë qytetarëve atje ku na kanë zgjedhur” tha Zaev për TV21.