Lajmi interaktiv
Fakte
1 ) Celibashi: Fredi Beleri nuk është përjashtuar nga gara – emri i tij në fletën e votimit!
Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, ku ka komentuar dhe arrestimin e kandidati ‘Bashkë Fitojmë’ Fredi Bejlerin.
Celibashi për ‘News24’ tha se KQZ është e përgatitur për procesin zgjedhor, pavarësisht ngarkesës që ka sjellë risia lidhur me votimin elektronik.
Lidhur me vendimin e gjykatës për ta lënë në burg, Bejlerin nën akuzën për blerje votash, Celibashi tha se ky i fundit nuk është i ndaluar nga gara dhe se qytetarët mund ta votojnë nëse dëshirojnë.
“Është gati çdo gjë nga ana e KQZ-së për të realizuar procesin. Çështja e transportit të bazës materiale ka qenë dhe vazhdon të jetë disi më me stres për KQZ-në. Do duhet ta them që është një ngarkesë e shtuar për ne edhe me votimin elektronik. Kemi edhe problematike me komisionet e qendrave të votimit. Ka komisione ende të paplota për shkak të dokumentacioneve apo tërheqjeve, etj. Arrestimi i Belerit nuk është aspak një gjë që shkon për mirë. Nuk kam koment pasi kjo lidhet me organet e drejtësisë, por nga pikëpamjet e ligjit ai mbetet kandidat dhe votuesit mund ta votojnë nëse duan. Ai nuk është i ndaluar nga gara edhe pse nuk është fizikisht aty.
Gjërat ndryshojnë vetëm nëse ai dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejohet të kandidosh nga ligji i dekriminalizimit. Ne nuk mund të identifikojmë se kush ka votuar për kë subjekt zgjedhor, fshehtësia e votës është e sigurt 100%. Ne kemi punuar dhe besojmë se do kemi të njëjtën kohë të shpalljes së rezultateve si në vitin 2021, brenda 48 orëve pas mbylljes së votimeve. Vendimi për të mos regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor ishte vendim i vështirë për peshën që mban, por në pikëpamje të ligjit dhe vlerësimit në raport me të mendoj se nuk ishte e vështirë dhe ishte e qartë për mua vendimi që duhej marrë. Njëra prej palëve nuk ishte e kënaqur por kjo nuk e bën vendimin të marrë bazuar mbi interesa politike“, tha ai.
===================
Fakti 2
Edi Rama nuk i prish punët me Greqinë, me siguri ka marrëveshje të fshehtë,Fredi Beluri nuk mund të fitonte Prefekturën e Himarës,pa incidentin , ndërsa tash shansat i ka 51 %…. përkundrazi ,me paraburgim i ndihmon zgjedhjes së Fredi Belurit ,dhe të jetë alibi për BE se demokracia në SHQIPËRI vlen vetëm për të zgjedhurit GREK… e paparë ….sjellja e PUSHTETIT DHE PALLJA E EDI RAMËS -aktrim …pa marë parasysh se u kap me pelë përdore Beluri .
Po çka se Greqia përzihet në punë të brendshme direkt të zgjedhjeve në Shqipëri …Cili ligj ndërkombëtar lejon në caktim paraburgimi në seancë gjykimi ambasadoren e një shteti prezent…Demokracia vlen dhe ka peshë kur vlen për të dy palët jo vetëm për njërën…KJO TË BËN TË DYSHOSH NË SKENARIN E EDI RAMËS …. PSE GREQIA NUK LEJON TË DISKUTOHET ÇËSHTJA ÇAME VS HIMARËS …PSE GREQIA QË KA MBI 700.000 shqiptar emigrant, me e pa nënshtetësi brenda , nuk lejon asnjë deputet shqiptar në Parlamentin Grek …e mostë flasim për komunë ,pa le të jetë lagje në Athinë ku jetojne mbi 300.000 shqiptarë të lindur në Shqipëri
FAKTE
https://noa.al/lajmi/2023/05/2383984.html


Shohim e bëjmë ….
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë
