Deputetja nga radhët e LSDM-së, Slavjanka Petrovska ka komentuar zhvillimet e fundit me incidentet në Shkup, sidomos dje kur një person mbeti i vrarë në afërsi të Mavrovkës.Ajo pyeti MPB-në se pse nuk e publikon identitetin e të arrestuarve dhe të dyshuarve.
“Ministria e Punëve të Brendshme a nuk i bën të ditur inicialet e të arrestuarit dhe as të kërkuarit, ndoshta janë persona të burgosur dhe në vend që të jenë në burg janë në rrugë dhe të lirë. Kam informacione se MPB-ja ka lëshuar urdhër për ta dhe nuk po i gjejnë?”, pyet Petrovska.