Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja!
Mbase ky titull është harruar, por është shkruar edhe para 10 viteve, më saktë në vitin 2016, për të njëjtën çështje dhe qëllim: “Kjo mungesë e mendimit racional, burimin e ka “ose” te mungesa e ndryshimeve, “ose” te ndryshimet që ndodhën në strukturën e ekzekutivit të BDI-së, ku disa prej tyre njerëzve që flasin pa gjykuar drejtë, janë edhe pjesë e vetë kësaj partie prej kohësh, edhe në poste të mira drejtuese.(Pjesë nga 2016)”.
Aktualisht zhvillimet e fundit në BDI përpara vetes akoma e shtronjë dilemën të jesh apo të mos jesh mëtutje? Është normale që largimi i një individi nuk është domethënës për ta dëmtuar BDI-në, por ka një kohë të konsiderueshme që BDI-në nuk e identifikon në trungun e sajë dhe përveç kryetarit dhe ca të tjerë përreth, e kanë uzurpuar persona të partive tjera, herë të Frontit Europian, e herë të AKI-së, ku edhe pse me zemër të thyer qëndruam besnik ndaj vendimit të kryetarit dhe e përkrahëm. Nuk është e lehtë për një organizëm të pranojë trupa të huaj, por sidoqoftë për hirë të qëllimeve më të mëdha, u rrit tolernanca e rezistencës.
Personalisht këtë qëndrim e kam shprehur edhe në takimin e fundit para disa ditëve, se nuk është më luksi për t’ia imponuar popullit personat që nuk i don.
Tani në fund u arrit edhe kulmi! Në pozita udhëheqëse i kemi ata që nën ombrellën e një partie politike na përbaltën, na shanë në mënyrën më denigruese, dolën nga atje e u bënë pjesë e partive të tjera politike. Madje, formuan edhe parti të veten. Në fund kur humbën gjithçka, stacioni i fundit mbetet BDI-ja, e cila jo që i rehabiliton, por i gradon me poste dhe te njejtët tani na udhëheqin neve !
Duke iu referuar pyetjes, të jesh apo të mos jesh?
– Unë zgjedh MOS të jem -mëtutje pjesë e kësaj garniture!
