18.4 C
Tetovo
E enjte, 24 Korrik, 2025
BallinaLajme“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të...

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?”- Rama poston foton nga Gjiri i Lalzit: Bregdeti është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i disa tregtarëve

Pas lirimit të një hapësire publike të zënë nga çadrat dhe shezlongët në plazhin e gjirit të Lalzit, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke ironizuar ata që, sipas tij, sfidojnë shtetin duke uzurpuar pronën publike.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?! Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa,” – shkruan Rama.

Ai shtoi se kjo ndërhyrje është vetëm fillimi i një qasjeje të re ndaj vijës bregdetare, ku hapësirat publike nuk do të uzurpohen më për përfitim tregtar, por do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments