7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA është shkas Anketa nga MCMS, ku Bytyçi u shpall ministri më...

A është shkas Anketa nga MCMS, ku Bytyçi u shpall ministri më i aftë, që filluan goditjet “Shpifëse” ndaj tij!

Anketa e publikuar para disa ditëve nga MCMS si duket ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në opinion por edhe tek partitë e bllokut maqedonas pasiqë të njejtat kanë nisur një sulm mediatik ndaj Zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili sipas të dhënave të anketës del se është më i suksesshmi në këtë 100 ditësh të Qeverisë në krye me Kovaçevskin.

Pas publikimit të kësaj ankete, media të VMRO të orkestruara mirë kanë nisur të godasin Bytyqin lidhur me një publikim të cilin e ka bërë gazetari Goran Momirovski i cili shkruan se bëhet fjalë për një skandal rreth 600 mijë euro në të cilën janë të përfshira dhe bashkëshortja e Bytyqit si dhe bashkëshortja e Erol Musliut, drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim.

Si duket rejtingu më i mirë i një funksionari shqiptar ka vra sytë e VMRO-së që vetëm një ditë pas këtij publikimi, të fillojë goditja ndaj tij përmes mediave pro VMRO.

I shpejtë ka qenë dhe reagimi i Bytyqit i cili thotë se të gjitha këto janë gënjeshtra dhe informacione të pasakta ndërsa të Hënën do të paraqesë kërkesë për falje publike derisa nëse nuk ndodh e njejta ai do të ndjekë rrugën ligjore.

“Pas gënjeshtrave të djeshme të Momirovskit, nuk kisha ndërmend të reagoja publikisht, por sot shoh se disa media ndajnë të njëjtin titull në mënyrë të orkestruar dhe asnjëri prej tyre nuk më pyeti mua si palë e prekur nga ky rast, gjë që tregon se nuk janë të interesuar për të vërtetën e as që punojnë mbi parimet e gazetarisë. E them qartë…Indikacionet, siç i quan ai që i ka paraqitur, janë gënjeshtra, plot informacione të pasakta, të nxitura dukshëm nga një motiv tjetër. Sidomos sepse ai i tha gënjeshtrat në një kohë kur e dinte se unë isha jashtë vendit, gjë që tregon se ai donte vetëm që megafoni i tij të dëgjohej nga qendra e gënjeshtrave. Nëse zotëria ka prova për mashtrim të organizatës ndërkombëtare, e përsëris, e përsëris organizatës ndërkombëtare le t’i nxjerrë ato. Të hënën do të paraqes kërkesën për falje publike dhe demantim në të njëjtën masë dhe kohë, e cila nëse nuk ndodh, do të vazhdoj rrugën institucionale, që është padi për shpifje, fyerje dhe dëmtim të reputacionit tim dhe familjes sime. Nëse është e nevojshme, gjykata do ta shprehë qëndrimin përfundimtar për të vërtetën. Kurse mediat që publikuan vetëm njërën palë, dua që sot ta publikojnë të vërtetën, në tërësi ashtu siç e them unë. Në të kundërtën do të më duhet të nis procedurat e duhura edhe për ta. Të nderuar oponentë politikë, mos u frikësoni për rezultatet pozitive të sondazhit për reputacionin tim, që ta sulmoni atë me gënjeshtra. Do të jetë më mirë për ju dhe qytetarët të punoni për reputacionin tuaj që të jeni konkurrues dhe të takohemi në mejdanin e punëve”, thuhet në reagimin e Bytyqit.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal , në vijim u sjell Anketën nga MCMS.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments