8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA e ka mbështetjen e Bilall Kasamit “mbledhja pa kryetarin” në Lëvizjen...

A e ka mbështetjen e Bilall Kasamit “mbledhja pa kryetarin” në Lëvizjen Besa? Limani buzëqesh: Ai meriton lavde

I pyetur se pse kreu i partisë, Bilall Kasami nuk ishte prezent në mbledhjen e fundit të Lëvizjes Besa, Fatmir Limani nga kjo parti tha se ishte mbledhje e një Komisioni që udhëhiqet nga Adnan Azizi, që po punon për riorganizimin e organeve partiake, përcjell TV21. Limani thotë se nuk ka asnjë shkak politik mos-prezenca e kryetarit të partisë, Bilall Kasami.“Janë komisione të cilat janë krijuar për çështjen e organizimit dhe riorganizimit të partisë dhe në atë Komision dhe në atë komision është i zgjedhur si kryetar i Komisionit, Adnan Azizi, i cili njëkohësisht është edhe sekretar organizativ dhe ne si anëtarë të tjerë, nuk ka të bëjë me asgjë, nuk ka asgjë politike në këtë situatë. Subjekti i Lëvizjes Besa është i kompletuar. Rifillojmë organizimin, riorganizimin dhe themelimin e nëndegëve në të gjitha nivelet, në të gjitha zonat, edhe atje ku shqiptarët janë pakicë. G: Keni mbështetje prej kryetarit Kasami? Nga këto pyetje…sido që të jetë, ai është lider i Lëvizjes Besa, respektohet hierarkia në strukturën e Lëvizjes Besa dhe në të njëjtën kohë meriton lavde për të gjithë unifikimin e faktorit opozitar të dikurshëm, i kompletuar, i përbashkuar në atë që quhet VLEN dhe tani më pjesë përbërëse në qeveri”, deklaroi mes tjerash Limani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments