Tim Marshall, autor i librit “Worth Dying for: The Power and Politics of Flags” sqaron përmes Business Insider se pse flamujt amerikanë vendosen në pozitë të përmbysur në uniformat e ushtarëve.
“Shumë njerëz pyesin “pse flamuri amerikan është i përmbysur përderisa gjendet në krahun e ushtarëve amerikanë? Sikurse flamuri amerikan që nuk i përkulet as një njeriu apo mbreti, ju mund ta shihni se edhe në ceremonitë Olimpike flamuri amerikan është i vetmi që nuk përkulet nga maja në secilin shtet mikëpritës. Dhe kjo nuk është shenjë mosrespekti për ata, por është shenjë respekti për flamurin amerikan. Prandaj për ta është e rëndësishme që të jetë gjithmonë i vendosur përballë.
Tash, për një shtyllë të flamurit ku yjet janë të vendosura në anën e majtë të tij, ky është pozicioni ideal. Në njërën pjesë të krahut, ju do ta shikoni ndryshe, dhe kur ushtari, marinari ose kushdo tjetër marshon përpara, flamuri amerikan duhet të duket po ashtu përpara. Ai nuk bën të mbetet mbrapa. Prandaj edhe yjet e flamurit janë të vendosura në anën e djathtë të bexhave të tyre, kështu që duken gjithmonë përballë. Ata janë çdo herë në një pozicion të veçantë.
Ju mund të mendoni se mbase është një zakon ekstem, por kur je aq i dhënë pas flamujve, atëherë kjo kthehet në pasion dhe besim ekstrem.
Dhe amerikanët e marrin shumë shumë seriozisht punën e flamurit, ka thënë Marshall.