22.1 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
BallinaLajmeA do t’i vë taksë 100% produkteve ruse Maqedonia e Veriut?Mickoski: Nëse...

A do t’i vë taksë 100% produkteve ruse Maqedonia e Veriut?Mickoski: Nëse BE vendos tarifa për Rusinë, edhe ne do t’i zbatojmë

Kryeministri i Maqedoisë së Veriut Hristijan Mickoski, në lidhje me thirrjen e SHBA-së që vendet evropiane të vendosin tarifa 100 për qind për produktet ruse, tha se Maqedonia e Veriut si vend me politikë të harmonizuar me BE-në, do ta ndjek atë proces.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes të harmonizuar 100 për qind me BE-në, kështu që do ta ndjekim atë proces dhe nëse merret një vendim i tillë, ne si vend do ta zbatojmë atë”, tha Mickoski.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi javën e kaluar se do të vendoste tarifa 100 për qind për Rusinë nëse ajo nuk arrin marrëveshje paqeje me Ukrainën deri në fillim të shtatorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments