4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA do t’i bashkohet Fatmir Dehari “grupit të zjarrit” pas kritikave të...

A do t’i bashkohet Fatmir Dehari “grupit të zjarrit” pas kritikave të ashpra ndaj ministrave të BDI-së!? (Video)

Përvec pjestarëve të “grupit të zjarrit” pakënaqësi nga puna e zyrtarëve të BDI-së në ekzekutiv ka shprehur edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Gjatë një emisioni në TVM2, Fatmir Dehari është shprehur shumë i zhgënjyer nga Qeveria dhe në veçanti nga ministrant e BDI-së për zvarritjen e punimeve për ndërtimin e Spitalit të Kërçovës. Dehari, ka përmendur ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është nga Kërçova, për të cilin ka thënë se nuk është i zëshëm për zgjidhjen e këtij problemi. Poashtu, kryetari i Kërçovës, ka kritikuar Qeverinë dhe zyrtarët e BDI-së edhe për mosmbajtjen e premtimeve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Këto kritika në adresë të ministrave të BDI-së, Dehari i ka bërë disa ditë para publikimit të letrës së “grupit të zjarrit”, në të cilën zyrtarë të lartë të BDI-së, kërkuan shkarkimin e ministrave të kësaj partie nga Qeveria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments