-1.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Janar, 2025
BallinaLajmeA do të legalizohet edhe kryqi në Kodrën e Diellit?Kasami nuk flet...

A do të legalizohet edhe kryqi në Kodrën e Diellit?Kasami nuk flet konkretisht, Osmani akuzon se është vepër e “Besës”

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ishte sot në Kodër të Diellit për të promovuar asfaltimin e një pjese të rrugës. U përpoqëm ta marrim vesh se çfarë do të ndodhë me kryqin e vendosur në Kodrën e Diellit, por Kasami nuk u përgjigj, me pretekstin se këtu janë për një projekt që duhet promovuar. E duke folur për planin urbanistik dhe legalizimet që do të bëhen, i pari i Komunës u shpreh se do të legalizohen të gjithë objektet fetare dhe objekte përcjellëse të tyre, por pa specifikuar nëse këtu bën pjesë edhe kryqi në Kodrën e Diellit.
“Në planin urbanistik është paraparë objektet fetare, kisha, xhamia dhe besoj se do të rregullohet çështja sa ka të bëj me legalizimin e këtyre objekteve fetare.Gazetari: Domethënë do të jetë edhe kryqi?
-Flas për objekteve fetare dhe objektet përcjellëse të një objekti fetar të kultit ortodoks dhe xhaminë si tërësi i një objekti fetar të myslimanëve.”- tha Bilall Kasami, Kryetar I Tetovës.

Kasami dje duke folur në emër të opozitës shqiptare, duke pasur në krah edhe partnerët në kuadër të Lidhjes Europiane për Ndryshim, Mexhitin e Gashin, hodhi dyshimet se me vendosjen e kryqit, krijohet përshtypja se dikush qëllimisht synon të krijojë incidente dhe të krijoj konflikt të ri mes qytetarëve. Për këtë akuzoi partitë në pushtet, LSDM-në dhe BDI-në.

Një akuzë e tillë sot doli edhe nga BDI. Nënkryetari dhe zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani thotë se Kryqi në Kodër të Diellit është ide e Besës dhe partive nacionaliste për të fituar pikë në periudhë parazgjedhore në mungesë të ofertës dhe programeve për jetë më të mirë për qytetarët.

“Prandaj temë dominuese e keni Bullgarinë dhe “rrezikun nga Bullgaria”, keni një farë albanofobie që përpiqet të imponohet nga disa parti maqedonase dhe tani kjo perfomancë me shumë gjasa e dakorduar mes Besës, e cila në mungesë të çfarëdolloj kapaciteti të ofrojë jetë më të mirë për qytetarët, hy në marrëveshje të këtillë me forcat nacionaliste të të dyja anëve me qëllim shkaktimin e tensioneve”- pohoi Bujar Osmani, BDI

E deri sa po zhvillohet ky debat në distancë, ku partitë akuzojnë njëra-tjetrën për nxitje tensionesh, dikush shkoi edhe më tej. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, pjesëmarrës në konfliktin e armatosur në vitin 2001, përmes një statusi në rrjetet sociale kërcënoi se nëse dikush përpiqet ta prekë kryqin, ai me shokët vitit 2001 do organizojë mbrojtjen e të njëtjtit.
“…i paralajmëroj faktorët politikë shqiptarë në shtet, assesi të mos i përmendin fjalët “heqje” apo “rrënim” në të njëjtën fjali me kryqin në Kodrën e Diellit. Ndryshe, unë si qytetar me disa shokë të mi të vitit 2001 do të organizojmë mbrojtjen e tij. E ju provojeni ta rrëzoni.”- shkruan Stojance Angelov, drejtor QMK (ish luftëtar).Kryqi në Kodrën e Diellit u vendos këto ditë në kuadër të kompleksit të Manastirit “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi”. Nuk ka leje për ndërtim, e këtë gjë ka konstatuar edhe Komuna e Tetovës përmes Inspektoratit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments