Opozita shqiptare në RMV kohëve të fundit ka folur edhe për kandidatin e tyre për President të Maqedonisë së Veriut, informon POPULLI.mk.
Por, kush mund të jetë më i kapshmi për atë pozicion? A mos ndoshta mund të jetë kryetari aktual i ASH-së, Arben Taravari fytyra e cila do të na befasojë të gjithëve sepse sipas informacioneve të fundit thuhet se ai do t’i bashkangjitet opozitës shqiptare me daljen nga Qeveria!?
Kjo mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare në RMV. Emra tjerë që fliten për atë pozicion janë edhe ish kandidati, Imer Selmani dhe Adnan Azizi nga Lëvizja Besa.