-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA do të binden Sindikatat nga Vjosa Osmani për ndaljen e grevës...

A do të binden Sindikatat nga Vjosa Osmani për ndaljen e grevës së mësimdhënësve?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për të shtunën në takim përfaqësuesit e sindikatave dhe të Qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejtë rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor. Pjesë e takimit do të jenë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së dhe Ali Gashi kryetar i Sindikatës se Administratës.

Kurti e Murati nga Qeveria sot pritet të flasin për grevat.

Por pak para takimit të Presidentës Osmani me Sindikatata i cili është paraparë të nisë nga ora 15:00, nga Qeveria e Kosovës pritet që të adresohen kryeminitri Albin Kurti e ministri i Financave Hekuran Murati. Murati e Kurti të cilët pritet të mbajnë konferencë për medie në ora 11:00 nga ndërtesa e Qeverisë.

Për takimin me Osmanin, Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se urojnë që që presidentja t’i shohë palët të barabarta

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po shpresojmë që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë. Kemi shpresa te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Ymeri.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës u kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reflektojë lidhur me realizimin e kërkesave të tyre, në mënyrë që të ndërpritet greva e nisur më 25 gusht.

E datë se kur pritet të nisë viti i ri shkollor në institucionet publike të Kosovës ende nuk ka.

Punonjësit e arsimit, ashtu si edhe shërbyesit civilë, janë në grevë, me kërkesën për rritje pagash, përkatësisht për 100 euro shtesë.

Politikë / Shteti, punëdhënës i keq: Pse nuk respektohet Marrëveshja Kolektive ndaj punëtorëve të administratës?

Qeveria, në përgjigje, thotë se Projektligji për paga, që parasheh rritje, do të dalë së shpejti në diskutim publik dhe pastaj miratim. Në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Sindikatat nuk zmbrapsen

Sindikatat nuk zmbrapsen. As qeveria. Duket kjo fillimi i një beteje, që për momentin nuk ka fitues.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Gjakova vendosi t’i kritikojë ashpër Sindikatat. Tha se çdokush duhet të paguhet vetëm për aq sa punon. Sigurisht duke mos përmendur se rreth 200 zyrtarë serbë nëpër ministritë e qeverisë së tij, morën vitin e kaluar gati 1 milion euro pa shkuar kurrë në punë. Kërkesat e Sindikatës së Arsimit, Kurti i quajti krejt të paarsyshme.

Hekuran Murati / Ndalja e pagave për nëpunësit komunalë, Hekuran Murati shkeli rëndë autonominë e komunave

“E kuptoj që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. Shkolla është shteti, nuk bën të bojkotohet. Është e drejt elementare e çdo fëmije që të edukohet, këtë e parasheh edhe Kushtetuta. Sa i përket Ligjit të Pagave, ai tashmë ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik. Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se kurdo herë në të kaluarën dhe është më i mirë se në kohën kur Sindikata kishte bërë grevë”, deklaroi mes tjerash Kurti.

Kryeministri duket (siç dihej) se është në linjë me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Ai të gjithë mësimdhënësve dhe punëtorëve të komunave, nuk ua ka ekzekutuar pagat. Kjo me arsyetimin se nuk i ka pranuar listët kush është në grevë, që t’i bëjnë ndalesat për ditët që nuk kanë punuar.

E për këtë, ai do të përballet me gjykatën ku e ka dërguar Sindikata e drejtuar nga Rrahman Jasharaj.

“Ne nuk do të ndalemi. Do t’i drejtohemi instancave më të larta për të kërkuar të drejtat tona. SBASHK-u e ka dërguar në Prokurori kallëzimin penal ndaj Hekuran Muratit. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por t’ua japë atyre që u shërbejnë popullit”, ka thënë Jashari në konferencë.

Greva 25 gusht / Sindikalistët e arsimit dalin në terren: Greva nuk ndalet

Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga qeveria urgjentisht ekzekutimin e pagave

“Ne kërkojmë dialog, sepse qytetarët dhe nxënësit janë duke pësuar, situata mund të acarohet, sektorë të ndryshëm e teknik nuk kanë marrë paga. Këto janë pasoja, është dashtë me u mëndu këto”, ka thënë drejtori i Asociacionit, Sazan Ibrahimi.

Sipas të dhënave të Sindikatave, greva pritet të vazhdojë nëpër të gjitha institucionet. Përveç disa ministrive, ku si pasojë e kërcënimeve, punëtorët kanë vazhduar punën.

E paga mesatare bruto në sektorin publik në Kosovë është rreth 480 euro, ndërsa norma e inflacionit në vend, në muajin korrik, ka arritur në 14.2 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments