19.4 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKoha.mk/ DONACION PËR PLANE URBANISTIKE! Komuna mohon se ka bërë favore

Koha.mk/ DONACION PËR PLANE URBANISTIKE! Komuna mohon se ka bërë favore

Nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit me Tokë Ndërtimore në Komunën e Tetovës gjatë seancës së ditës së hënë theksuan se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka arritur marrëveshje me kompaninë “Zbukurimi” nga Xhepçishti i Tetovës që do të jetë financuese e këtyre planeve dhe do të bëhet në formë të donacionit

Urim HASIPI

Tetovë, 31 tetor – Një kompani e Tetovës do të financojë Planet Detale Urbanistike të blloqeve urbane 15, 23, 41 dhe 42. Kompania, sipas komunës së Tetovës këtë e bën për shkak se ka arritur që të marrë leje ndërtimi për një investim në një zonë tjetër, për lejen e së cilës ka pritur dhjetë vite dhe nuk ka marrë leje ndërtimi. Prandaj, në bazë të vullnetit të mirë kjo kompani e bën këtë investim, kurse investimin e saj do ta bëjë në mënyrë ligjore, të paktën ky është arsyetimi i komunës së Tetovës. Me këtë rast, komuna e Tetovës mohon kategorish se bëhet fjalë për ndonjë favor ndaj kompanisë, por se gjithçka është në bazë të ligjit gjatë dhënies së lejes.

Nga komuna e Tetovës insistojnë se nuk ka asnjë marrëveshje të jashtëligjshme me kompaninë në fjalë por është vetëm vullnet i mirë i kompanisë për të bërë donacion.

“Nuk është bërë favor, nuk është bërë këmbim, të gjitha shërbimet nga ana jonë, nga ana e komunës së Tetovës kanë qenë korrekte, pra nuk kemi qenë për njërën palë nënën e për tjetrën palë njerkë dhe të gjithë investitorët shërbimet i marrin në kohën e duhur. Besoj, se shërbimet që i kemi bërë në kohë korrekte ndaj palës, ka shprehur vullnet dhe gatishmëri që të sjellë Plane Detale Urbanistike në ato lagje që nuk ka”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Me sjelljen e Planeve Detale Urbanistike për këta blloqe, qytetarët do të mund të ndërtojnë në pronat e tyre në mënyrë legale, kurse në ato prona që do të kalojë vazhdimi i bulevardit “Ilinden”, do të ketë kompensim. “Edhe bulevardi edhe pjesa tjetër e lagjes, normalisht aty ku do të parashihet plani për hapjen e bulevardit, në momentin e parë kur komuna do të ketë mjete të disponueshme për të hapur atë bulevard apo të bën plan për hapjen e atij bulevardi, të gjithë ata persona që i kanë vendet e tyre do të duhet që të bëhet eksproprijimi dhe pastaj të hapet bulevardi”, deklaroi Durmishi.

Nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit me Tokë Ndërtimore në Komunën e Tetovës gjatë seancës së ditës së hënë theksuan se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka arritur marrëveshje me kompaninë “Zbukurimi” nga Xhepçishti i Tetovës që do të jetë financuese e këtyre planeve dhe do të bëhet në formë të donacionit. Gjatë disa replikave me këshilltarët e BDI-së, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se donatori nuk do ndërtojë ndërtesa shumë katëshe por në bazë të asaj që është e paraparë në atë pjesë të ndërtohet. Kohë më parë Kasami ka bërë të ditur se në planet afatgjate të komunës është që vazhdohet bulevardi “Ilinden” në Tetovë nga pjesa te Posta deri te Stadiumi i qytetit. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments