8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMjekët amë në Maqedoni nga sot filluan grevën, paralajmërojnë hapin e radhës...

Mjekët amë në Maqedoni nga sot filluan grevën, paralajmërojnë hapin e radhës nëse nuk i’u plotësohen kërkesat

Mjekët amë kanë nisur grevën në vendet e tyre të punës, si shenjë revolte ndaj autoriteteve shëndetësore për mos plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë këtyre 3 ditëve ata nuk do të lëshojnë asnjë udhëzim apo recetat dhe do të trajtohen vetëm rastet urgjente në ordinancat private, informon Alsat.

Greva është organizuar nga Shoqata e mjekëve privat, të cilët kërkojnë nga Ministria Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor të rritet koeficienti i pagesës për shërbimet mjekësore që kryejnë ndaj pacientëve të siguruar, që sipas tyre në dekadën e fundit nuk janë ndryshuar.

“Mes tjerash kërkojmë edhe rritjen dyfish të çmimeve të shërbimeve private, kërkojmë avancimin e shëndetësisë elektronike, rritjen e buxhetit për specialistët dhe laboratorët në zonat rurale si dhe mos mbylljen e ambulancave të mjekëve, të cilët duan të punojnë edhe pas moshës 64 vjeçare” , thonë nga Shoqata e mjekëve privat.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk e përkrahin çfarëdolloj proteste të mjekësisë primare që do të cenoj përkohësisht shërbimet shëndetësore të pacientëve.

Ministri Bekim Sali kërkoi çështja të zgjidhet përmes bisedës, duke thënë se ndryshimet nuk mund të ndodhin në shkurt ose nën presion.

Teuta Ajeti tha se mjekët amë janë mbështetur për muri dhe nuk tërhiqen nga kërkesat.

“E para e punës duhet të ngritët koeficienti pagesës që 10 vite e më tepër nuk është rritur. Në këtë situatë të një krize globale ekonomike, energjetike dhe gjitha problemet që ballafaqohemi jo vetëm ne por e gjithë bota, ne kemi situatë të rëndë në ordinancat tona për shkak të standardit të ngritur me të gjitha shtrenjtimet e mëdha dhe ne si mjek e kemi vështirë të përballojmë këtë situatë”, tha Teuta Ajeti, Doktoreshë.

Kjo është greva e katër brenda vitit e rreth 1,500 mjekëve privatë, për kërkesën e njëjtë e cila përpos premtimeve të vazhdueshme, akoma nuk është miratuar nga Ministria Shëndetësisë.

Ata paralajmërojnë që hapi radhës do të jetë protesta e mantel bardhëve para Ministrisë dhe Qeverisë. /Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments