9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeErdogani nesër viziton Sarajevën

Erdogani nesër viziton Sarajevën

Sarajevë

Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, nesër, 6 shtator, pritet të arrijë për një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë vizitës së tij priten një sërë takimesh me zyrtarët e BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Hera e fundit që Erdoğan e vizitoi Bosnjën dhe Hercegovinën ishte gushti i vitit të kaluar.

Türkiye dhe BeH kanë lidhje të forta dhe vërtet miqësore. Të dy vendet vendosën marrëdhënie zyrtare diplomatike më 29 gusht 1992.

Republika e Türkiye-s është një nga partnerët më të rëndësishëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nga vizita e ardhshme e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Bosnje Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci, priten zhvillime të tjera në bashkëpunimin tashmë të mirë të këtyre vendeve në aspektin politik dhe ekonomik.

Krahas lidhjeve të forta kulturore dhe historike, në këtë pjesë të botës në vitet e kaluara, Türkiye ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes së vazhdueshme dhe të qëndrueshme, si dhe në dialogun në drejtim të qetësimit të tensioneve të caktuara politike. Përmes takimeve trepalëshe, me ndërmjetësimin e Türkiye-s, është përmirësuar bashkëpunimi në shumë fusha socio-politike ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Po ashtu, Türkiye është një partner dhe investitor i rëndësishëm ekonomik në Ballkanin Perëndimor, gjë që reflektohet me hapjen e mijëra vendeve të punës përmes zyrave përfaqësuese të këtij vendi, si dhe kompanive turke që operojnë që nga Maqedonia e Veriut, duke vazhduar në Kosovë dhe Mal të Zi, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe deri në Kroaci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments