Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat bile edhe kur ato shkaktojnë përçarje të caktuara politike, porositi ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns, në ndarjen e granteve për luftën kundër korrupsionit në Ministrinë e Financave. Granti, thotë ajo, do t’u ndihmojë përpjekjeve të Maqedonisë së Veriut në formësimin e së ardhmes, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi. Ambasadorja është e prerë se në Maqedoninë e Veriut mungon përgjegjësia dhe transparenca, se ka nepotizëm dhe mosfunksionim institucional. Sipas saj, një nga sfidat më të mëdha është pikërisht korrupsioni