-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKufiri Llojan-Miratoc, Bujar Osmani arsyetohet: Serbia po e zvarrit

Kufiri Llojan-Miratoc, Bujar Osmani arsyetohet: Serbia po e zvarrit

Sa e suksesshme ka qenë diplomacia vendase në realizimin e njërit ndër projektet më të rëndësishme për qytetarët e rajonit verior të vendit, hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc me Serbinë. Edhe pse Kuvendet e dy shteteve kanë ratifikuar marrëveshjet për pikën e re kufitare, një projekt i tillë tani më i shkruar edhe në të zezë mbi të bardhë vazhdon të mbetet çështje e pazgjidhur.

“Ne jemi gati nesër të nisim me punë por për fat të keq Serbia nuk është gatshme. Tek pikat kufitare duhen dy palë. Nuk mund të hapni kufi nëse pala tjetër nuk është gati. Nuk kanë dëgjuar ndonjëherë se ata nuk kanë vullnet për këtë por duhet të ndërmarrin diçka konkretisht. Nuk është çështje e cila varet nga ne. Këtë pyetje duhet t’ia parashtrojmë Serbisë”, shtoi ai.

Mbi kontestin me Bullgarinë, Osmani përsëriti qëndrimin se propozimin francez gjuha dhe identiteti maqedonas janë ruajtur, duke shtuar se nga 15 shtatori do të nisë fazën të rëndësishme të anëtarësimit, procesi i skriningut.

Hapja e negociatave me BE-në, dialogu strategjik me SHBA-të si vendi i parë nga rajoni dhe kryesimi me OSBE-në nga 1 janari i vitit 2023 janë të arriturat më të mëdha sipas kreu të diplomacisë, Bujar Osmani. Në llogaridhënien për punën dy vjeçare si ministër i jashtëm, Osmani në theks vendosi edhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore me të gjitha shtetet përreth.

“E para ishin marrëdhëniet ndër fqinjësore. Nuk mund të keni një qasje të politikë së jashtë më të largët nëse nuk i keni rregulluar raportet më fqinjët tuaj. Fqinjët nuk mund t’i zgjidhin, gjeografinë nuk mund ta ndryshoni por duhet gjetur mënyra për bashkëpunim, miqësi dhe t’i bëni vlerë e shtuar për vendin. Sfidë kryesore ishte Republika e Bullgarisë e cila ndërlidhet me prioritetin e dytë atë të BE-së. mendoj se ia arritëm edhe për kundër dyshimeve, skepticizmit, rezistencës dhe pengesave të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Arritëm një sukses historik”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments