Fundjava e fundit e verës ka sjellë në fluks të madh automjetesh nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar ditët e fundit të pushimeve.
Me mijëra makina e autobusë me pushues nga Kosova kanë hyrë gjatë orëve të para të mëngjesit të 27 gushtit në vendin tonë duke krijuar një radhë kilometrike në Rrugën e Kombit.
Edhe pse me marrëveshje të dy qeverive nuk ka kontrolle në kufi, sërish fluksi i lartë i pushuesve nga Kosova kanë krijuar trafik të rënduar në aksin Morinë-Kukës. /RTSH