Shefi i diplomacisë Bujar Osmani sot me kërkesë të një gazetari i është përgjigjur deklaratës së eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski, i cili tha se vetëm Deve Bair i ndan të njëjtit njerëz.
Osmani thotë se eurodeputeti mund të ketë nënkuptuar 3000 bullgarë që jetojnë në Maqedoni dhe nëse po, mirë, por edhe vetë Xhamabski duhet të thotë se çfarë ka dashur të thotë.