Nga e hëna ekipet e EVN-së duhet të fillojnë punën pa probleme në Haraçinë për të marrë masat e duhura që rrjeti të funksionojë sipas të gjitha rregullave dhe të paguhet rryma, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në lajmet e Sitelit.
Ai thotë se i njëjti sistem do të zbatohet edhe në komunat ku ka humbje të energjisë elektrike.
“Nga e hëna do të vendosen të gjithë njehsorët e energjisë elektrike sipas planit të EVN-së dhe trupit koordinues në pajtim me banorët”, thotë ai.