7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami fenomen,e akuzuan këtyre ditëve për vërshimet dhe sot  Neziri: Kjo...

Bilall Kasami fenomen,e akuzuan këtyre ditëve për vërshimet dhe sot  Neziri: Kjo lë për të dyshuar se qentë endacakë po vriten 

lajmi interaktiv

www.telegrami.mk…Bijello dugme ka një këngë e titulluar Glavni junak jedne knige (personazhi kryesor i një libri ) .Ankohet se deri sa nuk e lexuan ishte ndjenjë e lezetshme,kur e lexuan e haruan ,ndjenjë e lezetshme të jesh kryesori pa le të ishte personazh kryesor edhe për një ditë.

Interesant situata, kur pa prit e pa kujtuar del njeriu dhe hjedh dyshime se qentë në Tetovë vriten.Nuk i dal zot Bilall Kasamit se nuk jam as në Pllaten spisok të komunës ,sepse puna ose mos puna me komunën do e legjitimoje ose do e delegjitimoje Bilall Kasamin. 40 vite merem me gazetari dhe nuk kam hasur deklarata të këtilla si këtyre tre ditëve .Bile njëra thënie i erdhi Bilall Kasamit nga gazetarët , pyetje e porositur nga bossat e medias ku punonin dhe i shkreti gazetar e lëshoi muhabetin në konferencë për shtyp. Se nga ardhja juaj në pushtet dy herë ka pasur vërshime. E ky Billi fenomen ,edhe qiellin por tash edhe kafshët në tokë i kontrollonka .Një histori ….Vitin e luftës,2001 ,në gjykatën themelore në Tetovë në një gjykim të Radio Visarit nga Tetova ,mereni me mend përfaqsuesi i prokurorisë kërkonte nga unë Mesut Shabani pronar dhe kryeredaktor ti dorzoja dëshmi për akuzën e tijë,sepse ai nuk kishte mundur ti siguronte por në bazë të dopren glas ishte ngritur akuza për përkrahjen e UÇK-së .Normal se gjykatësi e hodhi poshtë akuzën,duke i thënë përfaqsuesit të prokurorisë se ai duhej ti kishte dëshmitë ,pala nuk ka obligim të sjellë prokurorit fakte dëshmi ,nëse prokurori nuk i posedon . Çka dua të them se përfaqsuesi i shoqatës “Happy Shelter ,është dashur ti ketë vetë pra ti sjellë dëshmitë opinionit ,foto ose video për qentë endacak se po vriten, dhe ti dërgonte në prokurori , jo ti kërkoje nga tjerët…duke llogaritur në transparencën …deja vu…ishalla Billi nuk ngre procedurë gjyqësore për këtë akuzë të rëndë ,ta dëshmojë shoqata para gjyqit thënien dhe duke u nisur nga fakti se Bilall Kasami është mbi të gjitha njeri familjar , mendoj se duhet të ja falë , sepse ai që falë është më i madh edhe te krijuesi dhe ti tregojë se fillimi i këngës së Bjello Dugmes i përshtatet djaloshit, kryesore ishe në mediume ….Është e vërtetë se qentë endacak shtohen dhe është shqetsuese për popullatën …qytetarët duhet të protestojnë edhe te Bilall Kasami por edhe te POLICIA , që ruan rendin dhe qetsinë por e ka për detyrë të kontrollojë, në hyrje -daljet e qytetit a i sjell dikush në Tetovë qentë…e jo të lavdrohet se kemi dënuar aq e kaq qytetarë që nuk kanë respektuar vijën e bardhë ,shoferë,me leje, për shpejtësi të tejkaluar, shoferë pa leje etj,etj …që edhe është detyrë primare por edhe të përkujdeset për jetën dhe sigurinë e qytetarëve ku bie edhe ambienti zoo….telegrami.mk

linku i lajmit që qarkullon

https://almakos.com/tetove-mbetet-enigme-se-ku-strehohen-qente-neziri-kjo-le-per-te-dyshuar-se-qente-endacake-po-vriten/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments