Nga parku “Gruaja luftarake”(Zhena Borec) në Shkup ka filluar parada në mbështetje të anëtarëve të komunitetit LGBTI.
Parada mbahet nën masa të rrepta sigurie, në ngjarje vërehet prania e mediave të huaja.
Në mesin e marshuesve janë edhe ambasadorja ushtruese e detyrës, Mishell Shfarcer-Bllum, ambasadori i Francës Kristian Timonie, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Caroska.Kryeministri Zaevi edhe pse ishte i ftuar nuk ishte aty…Shkupi ishte aty
Marshimi i mbështetësve të komunitetit LGBTI duhet të përfundojë në Parkun e Qytetit.
Paralelisht me këtë marsh mbahet edhe marshi “Dëshmitarë për familje”, që synon mbrojtjen e vlerave martesore, familjare dhe fetare. Qëllimi i këtij marshi, sipas organizatorëve është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë.