Vijojnë afatet për parashtrimin e ankesave për zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës. Nëse ka dorëzuar kundërshtime, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i shqyrtonte të martën ose të mërkurën, ndërsa publikimi i rezultateve përfundimtare do të varet nga ajo si do të zgjidhen dhe nëse do të ketë padi në Gjykatën Administrative.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë vonë pas zgjedhjeve të së shtunës i kumtoi rezultatet e para.Në Këshillin e Komunës së Tetovës, sipas rezultateve të para, më shumti mandate ka fituar BESA, gjithsej 12, pas çka vijojnë BDI-ja me 11 mandate, VMRO-DPMNE-ja me katër mandate dhe LSDM-ja me dy mandate. Nga një mandat në Këshillin e Komunës së Tetovës kanë fituar Alternativa dhe PDSH-ja.