Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë për TV21 njoftoi se dalja në zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Komunës së Tetovës deri në ora 09:00 është 2,5 për qind, shkruan TV21. Dauti theksoi se në krahasim me zgjedhjet lokale, dalja deri në ora 09:00 shënën rënie.
“Sipas të dhënave që marrim nga çdo Këshill Zgjedhor, deri në orën 09:00 të mëngjesit në komunën tonë apo në të gjitha 117 vendvotimet kanë votuar 2.098 qytetarë që në përqindje i bie dikund 2,5 për qind”, tha Nazmi Dauti, Komisioni Komunal Zgjedhor.