Në të gjitha 117 vendvotimet në komunën e Tetovës, votimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshilltarë komunal ka filluar dhe po vazhdon pa probleme, njofton Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ-Tetovë).
“Këshillat zgjedhorë na njoftuan se votimi ka filluar në të gjitha qendrat e votimit dhe po zhvillohet sipas rendin. Nuk ka probleme të mëdha”, njoftoi Nazmi Dauti, sekretar i KKZ-Tetovë.
Në listën zgjedhore të Komunës së Tetovës janë regjistruar 84.071 votues të cilët gjatë ditës do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në një nga 117 vendvotimet në qytetin e Tetovës dhe në disa vendbanime rurale. Besimin e votuesve për 31 vende në Këshillin e Komunës së Tetovës e kërkojnë 403 kandidatë nga 13 lista të kandidatëve.Sot nga ora 07:00 deri në 19:00 zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur dhe qytetarët do të mund të kontaktojnë zyrën personalisht ose në numrin e telefonit 044 344-082 për të mbrojtur të drejtat e tyre, informoi ky institucion.