Gjithsej, në kuadër të Komunës së Tetovës, të drejtë vote kanë 84 406 të cilët do të votojnë në 117 vendvotime. Komisioni Komunal i zgjedhjeve sot e shpërndau materialin zgjedhor të besueshëm dhe jo të besueshëm në të gjitha vendvotimet dhe shpresojmë që nesër në ora 7 të mëngjesit të gjitha vendvotimet të fillojnë me procesin, ashtu siç e parasheh edhe Kodi zgjedhor”, tha Nazmi Dauti, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor, Tetovë.Në Tetovë do të zgjidhet kuvendi komunal. Kjo komunë shkon në zgjedhje të parakohshme për këshillin e ri pasi përbërja paraprake e këshillit nuk arriti të votojë në afatin ligjor llogarinë përfundimtare të komunës. Për 31 vende këshilltarësh besimin e kërkojnë 403 kandidatë nga 13 lista kandidatësh. Komisioni Komunal Zgjedhor thotë se është përgatitur për ditën e votimit.