7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM / Nga shtatori rriten pagat në arsim, polici, armatë dhe mbrojtje...

LSDM / Nga shtatori rriten pagat në arsim, polici, armatë dhe mbrojtje të fëmijëve

LSDM përmes një komunikate për media ka njoftuar opinionin se nga shtatori muaji i ardhshëm, do të ketë rritje të pagave në disa sektore dhe atë në mbrojtje, polici, arsim dhe mbrojtje të fëmijëve.

LSDM si parti përgjegjëse në vitet e kaluara ka sjellë vendime të rëndësishme të cilat do të thonin më tepër para te qytetarët dhe kujdes për standardin e tyre ekonomik.

Me ligjin e fundit të sjellur për shërbim në Armatë janë siguruar të ardhura shtesë për ushtarët dhe të punësuarit në mbrojtje, e pagat nga shtatori do të rriten për 2000 denarë mesatarisht”, njoftojnë nga LSDM.

Gjithashtu, rritje të pagave do të ketë për të punësuarit në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve. Në MPB rritja e pagave do të jetë për 5%.

Me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, vijon dhe rritja rekorde e pensioneve për mbi 320 mijë pensionistë.

“Investimi në kapitalin njerëzor, kujdesi për qytetarët ngelin prioritet kryesor për Qeverinë dhe shumicën e udhëhequr nga LSDM.

Edhe në kohë të krizës ekonomike ngelim të përkushtuar në masat dhe politikat që sjellin standart më të lartë jetësor dhe më tepër para në çdo familje”, thonë nga LSDM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments