4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeElmedina Abdulahi: E dua që Tetova të behet një qytet për të...

Elmedina Abdulahi: E dua që Tetova të behet një qytet për të jetuar dhe jo për të mbijetuar

Bartësja e listës “Më mirë për Tetovën”, Elmedina Abdulahi u është drejtuar medias dhe opinionit publik një ditë para se të fillojë heshtja zgjedhore për zgjedhjet e Këshillit komunal për Komunën e Tetovës. Abdulahi u shpreh, se personat që i përfaqësojnë qytetarët në Këshillin e Komunës, duhet të jenë njerëz me dinjitet, profesionistë dhe mbi të gjitha ta duan Tetovën, njofton Nistori.“Ne si Lista e pavarur “Më mirë për Tetovën”, paraqitemi para jush me kandidatë për Këshilltarë, të cilët vite me rradhë punojmë për të mirën e Tetovës. Shumica e anëtarëve tanë janë aktivistë që vazhdmisht jemi angazhuar për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të qytetit dhe rrethinës. Ne nuk marim nga Tetova, ne japim nga vetja për një Tetovë më të mirë. Në këto zgjedhje ne garojmë me slloganin E DUAM TETOVËN, sepse për të bërë mirë për Tetovën, fillimisht duhet ta duam atë.

Me angazhimin tonë në këshill, ne duam të jemi zëri i të rinjve që kanë humbur shpresën, zëri i fëmijëve të cilët nuk kanë kënde për lojë në qytet, zëri i të moshuarve që janë lënë në mëshirë të kohës, zëri i prindërve të cilët brengosen për sigurinë e fëmijëve të tyre, dhe zëri i qytetarëve të cilëve u pengojnë parregullsitë, ndërtimet pa leje, dhe kaosi ne trafik.” – shprehet Abdulahi nga MMPT.

Ndryshe, sonte në mesnatë fillon edhe heshtja zgjedhore. Më 20 gusht banorët e Tetovës do të duhet të votojnë për Këshillin e komunës. Gjithsej, do të garojnë 13 lista këshilltarësh nga parti dhe nisma qytetare. /Nistori

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments