9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDënohen me kusht edhe gjashtë pjesëmarrës në protestën opozitare në Shkup

Dënohen me kusht edhe gjashtë pjesëmarrës në protestën opozitare në Shkup

Gjykata dënoi me kusht edhe gjashtë të akuzuarit për incidentet para Kuvendit gjatë protestave opozitare kundër propozimit francez, pasi në gjykimin e sotëm në Gjykatën Themelore Penale në Shkup e pranuan fajësinë për ngjarjet para Kuvendit më 5 korrik të këtij viti.Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, siç informojnë nga Gjykata, sot është mbajtur seanca kryesore për lëndën kundër gjashtë personave të akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, nga neni 385 paragrafi 2 që u zhvillua më 5 korrik para Kuvendit të RMV-së.

Të gjashtë të pandehurit, pranuan se janë fajtorë për veprën penale për të cilën akuzoheshin. Gjykata miratoi një aktgjykim të shkallës së parë me të cilën për katër nga të pandehurit u përcaktua masa alternative e kushtëzuar me nga 2 vite burgim, mirëpo e njejta nuk do të realizohet nëse nuk kryhet vepër penale në 4 vitet e ardhshme, ndërsa për 2 persona të tjerë u miratua dënim me kusht 1 vjet, mirëpo e njejta nuk do të zbatohet nëse nuk kryhen vepra penale në tre vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Kundër këtyre vendimeve, të dënuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments