5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi-PDK, kujton Arbën Xhaferin: Mirënjohje e përhershme për kontributin e tij

Memli Krasniqi-PDK, kujton Arbën Xhaferin: Mirënjohje e përhershme për kontributin e tij

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar politikanin Arbën Xhaferi në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Xhaferi do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare, si dhe kontributin në kultivimin e vlerave të demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.

“Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastrukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare – Arbën Xhaferi”.

“Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta”, ka shkruar Krasniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments