5.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeEdi Rama për median franceze: Ne ishim Koreja e Veriut në Evropë

Edi Rama për median franceze: Ne ishim Koreja e Veriut në Evropë

RTSH

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, hapjen e negociatave për antarësim në BE, e quan mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar shtet ligjor.

Kryeministri Rama, në një intervistë për “francesoir” ka thënë se “Shqipëria ishte Koreja e Veriut të Evropës”.  Në këtë intervistë të gjatë kreu i qeverisë shqiptare ka komentuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e quajtur këtë si një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar shtet ligjor, demokratik dhe me standarte.

“Kur ne negociojmë hyrjen tonë në Bashkimin Evropian, kjo na jep mundësinë të kryejmë një proces mjaft të thellë mbi veten tonë, sepse është një proces shumë i detajuar për ligjet, institucionet, mbi funksionimin e tyre dhe përmirësimet që duhet sjellë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një shtet ligjor, një shtet demokratik që funksionon më mirë dhe u garanton qytetarëve standarde që nuk varen nga njëri apo tjetri, por nga shteti. Është shumë e rëndësishme”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar u pyet edhe nëse si fëmijë duke jetuar nën regjimin komunist kishte imagjinuar një ditë që Shqipëria të anëtarësohej në BE.

“Kurrë. Në komunizëm, nuk mund të imagjinohej se mund të ishte ndryshe. Natyrisht, në fund, me rënien e murit dhe më pas rënien e regjimeve të ndryshme në vendet e Lindjes, kjo i dha mundësinë të imagjinohet diçka tjetër. Nuk kemi pasur kurrë mundësi të zgjedhim. Vend i vogël i pozicionuar në një vend strategjik, sepse është një kalim, kemi pasur për 500 vjet perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur dhe që duhet t’i pranojmë. Kjo është hera e parë që kemi bërë një zgjedhje të lirë. Ne duam t’i përkasim familjes evropiane. Brezat dhe brezat nuk e kanë ditur kurrë këtë. Kombi ynë, shoqëria jonë më në fund mund të zgjedhë se ku dëshiron të jetojë dhe me çfarë standardesh ekzistence. Është një ndjenjë që është e vështirë të imagjinohet diku tjetër”.

Kryeministri Rama ka folur edhe për turizmin duke e quajtur vit befasues që sipas shënoi numër rekord vizitorësh.

Përgjigje për median franceze kreu i qeverisë shqiptare dha edhe për atë se pse Shqipëria nuk mbylli kufijtë në pandemi. Ai tha se janë ndjekur rekomandimet e OBSH, por është gjetur një mënyrë për të qenë sa më fleksibël që vendimet dhe rregullat të pranoheshin dhe respektoheshin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments