8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI I KËRKOJNË VESEL MEMEDIT TË REFLEKTOJË, SELA: MANDATI I TIJ BURONTE...

BDI I KËRKOJNË VESEL MEMEDIT TË REFLEKTOJË, SELA: MANDATI I TIJ BURONTE NGA KOALICIONI I ASH-së

Pasi dha dorëheqje si deputet dhe braktisi qeverinë, Vesel Memedi dje nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

I kontaktuar nga TV21 as sot tha se nuk dëshiron të flasë. Kështu mbeten pa përgjigje pyetjet se në ç’formë Kryeministri dhe sekretari shtetëror Kiril Partallov e kanë futur në lojë ish-Ministrin e pushtetit lokal Suhejl Fazliu, siç akuzoi dje kreu i RDK-së.

Pa përgjigje mbetet edhe pyetja se pse e dorëzoi mandatin e deputetit, në vend të kalojë në bllokun opozitar.

Në rast se Kuvendi aprovon dorëheqjen e Memedit, mandati i kalon Arta Toçit nga “Aleanca për Shqiptarët”. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela tha se kjo do ta përforcojë pozicionin e Aleancës, ndërsa dorëheqjen e Memedit e quajti “rregullim të një padrejtësie”.

“Veprimin e Vesel Memedit unë nuk kam pse e komentoj. Thjesht ai dha dorëheqja, mandati i tij ishte mandat i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe në një farë forme po rregullohet një padrejtësi e bërë, me vetë faktin se ja ktheu shpinën këtij koalicioni”, u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Integristët e quajnë të shpejtuar vendimin e Memedit për t’u dorëhequr. Deputeti Artan Grubi hodhi poshtë akuzat e kreut të RDK-së se BDI dhe LSDM kanë bashkëpunuar kundër Fazliut.

“Shpresoj që zoti Vesel Memedi sot do ta rishqyrtojë pozitën e tij dhe do të bëjë një vlerësim të duhur, të bëhet pjesë e vazhdueshme e reformave të cilat i kemi ndërmarrë dhe bashkërisht, ta përfundojmë këtë mandat duke e përkrahur njëri-tjetrin dhe duke qenë pjesë e shumicës parlamentare si dhe e shumicës qeverisëse”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Edhe pa Vesel Memedin ekziston shumica parlamentare, thotë Grubi, megjithatë kërkon që Memedi të reflektojë dhe ta pranojë propozimin e Zaevit për ta marrë ministrinë pa resor për përmirësimin e klimës investuese të kompanive vendore.

Kreu i Alternativës njëkohësisht dhe deputeti Afrim Gashi i tha TV21 se secila parti bën kalkulimet e veta andaj nuk dëshiron të komentojë vendimin e Memedit për t’u dorëhequr.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments