Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Hungarisë që të mos lejoj ekstradimin e tij në Maqedoni, një kërkesë e bërë nga Qeveria e Maqedonisë.
“Sot është zbatuar procedurë standarde e institucioneve të Hungarisë pasi qeveria kriminele e Maqedonisë bëri kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe nuk e pranoi”, ka shkruar Gruevski, në rrjetin social facebook,
Ndryshe ai sot me pranga në dorë u dërgua në gjykatën e Hungarisë, ku, gjykatësja vendosi se Nikolla Gruevski nuk mund të ekstradohet.