Drejtoria e të Ardhurave Publike publikoi Listën e Debitorëve Nr. 08/2022 për borxhet e papaguara deri më 30.04.2022 dhe të papaguara deri më 31.07.2022 në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributeve nga sigurimet shoqërore të detyrueshme, akcizës dhe doganës.
Në listën e debitorëve nr. 08/2022 janë publikuar 1,677 debitorë – persona juridikë (39 më shumë se lista e mëparshme) dhe 3,197 persona fizik (15 më shumë se lista paraprake).
Neto borxhi i përgjithshëm i publikuar në Listën nr. 08/2022 është 8.254.991.737 denarë, 41.180.990 denarë më pak se lista e mëparshme.
Neto borxhi për taksa dhe kontribute është 8.031.308.102 denarë (më pak për 209.465.341 denarë se lista paraprake), ndërsa borxhi për doganë është 223.683.635 denarë (më shumë për 168.284.351 denarë se lista e mëparshme).
Këtu mund të shikoni listën e borxhlinjëve . përcjell denar.mk